Botimet tjera

  1. Thikat e Përgjakura – Poezi 1999
  2. Zgjohu dhimbja ime- Poezi 2004
  3. Arbëra- Poezi 2004
  4. Alarm në ndergjegje-Poezi 2012
  5. Realitet e Lutje- Roman 2014
  6. Korriku i Pikëlluar- Roman 2019

Romani „Realitet e Lutje“

Pjesa e parë

1

Ndodhi shumë papritur, dhe gjithçka u duk si një ëndërr. Getin, at ditë e përshkuan djersët, sepse dielli përvëlonte shumë, dhe gadi fryma i ndalej nga i nxehti.Ashtu i djersitur kërceu në liqen, dhe filloi të notojë. Por pa kaluar, as çerek ore, trupi filloi ti rëndohej,filloi të vetërrotullohet ,të rrëshqasë njëherë ngadalë, pastaj thellë e më thellë, duke humbur edhe shikimin, edhe ajrin nga sipërfaqja. Bashkë me hutimin dhe çudinë,kuptoi se këmbën e djathtë dhe dorën e majtë, s’mund ti lëvizte, ishin ngurtësu, dhe sikur nuk ishin pjesë të trupit. Shpesh kishte dëgjuar nga shumë të tjerë, për ngërçin e gjymtyrëve në ujë,për mbytjet e pa parashikuara ,të ndodhura në çdo kohë e gjithëkund.Mendimet e tilla e rrënqethën,kaloi në një dekoncetrim e panikë,gjithnjë ajrin duke humbur.Për një moment, me këmbën e majtë, ndjeu prekjen në fund,por ndeju përveç gurëve të llojëllojshëm e të lëmuar edhe disa rrënjë,apo bimë të stërgjatura, që ju mbështjellën nëpër këmbë, duke e lidhur me lëvizjet e shkaktuara, nga rrymat nënujore.Vetja iu duk si i robëruar,skena të cilat i kishte parë nëpër filma dhe emisione dokumetare,por ende i hutuar se si ndodhi,a është reale, apo me të vërtetë, aq ëndërr trishtuese ëndërron.

Ndodhitë e orës së ligë, janë çaste ku lidhjet anatomike të organizmit, dobësohen ose fare ndërpriten,gjendja psiqike çorroditet, dhe gjysmë alivanosja,ose humbja e vetëdijes, janë shpesh përfundim, i pa parashikuar njerëzor.Aq më keq,kur diçka e tillë, ndodh në ujë,i paralizuar për të mos notuar,pa ajër,i befasuar e frikësuar.Geti…i pa frymë,edhe ujë filloi të gëlltisë, sepse mushkëritë tashmë kishin mbetur të shpasta.

Mendimi i parë, ashtu në at situatë menjëherë i erdhi …Vdiqa…unë do vdes,Unë s’kam asnjë shansë për të mbijetuar!E kapluan sekonda dëshprimi,kohë si vetëtima e shkurt,dhe verbuese në mendje e shpirt.

N’ato çaste, kur s’komandohet dot refleksi i koncentrimit,s’ka asnjë logjikë të flitet për kohë, brenda atij mendimi të zi ,në formë vegimi një zë i tha: Ti je në drahmat e fundit dhe është mirë të bëjsh lutjet e fundit,të shtrihesh aty ku je,mos të deformohet bile kufoma jote!Diçka të tillë, shpesh Geti e kishte dëgjuar,se kufomat e atyre që mbyten, mbeten aq keq,sa që edhe kockat e duarve apo këmbëve i’u thyhen,për t‘i prurë sadopak në shtrirje të rregullt.Në të njejtën kohë, në kokë i tingëlloi edhe zëri i dytë: …Ti o njeri

lutju të madhit Zot,dhe mos u dorzo,lëviz ,provo,me duar me këmbë…jepi.Lutu dhe lëviz,lutu dhe jepe atomin e fundit,notooo…..notooo….lëviz,asgjë ende s’ka marë fund.

Është nje forcë e fshehur në qenjen njerëzore,është një energji e panjohur, por që egziston si një fat i dhuruar,si një shenjtëri mbrojtëse, qoft edhe aq i vogël besimi,se Zoti na sheh,din gjithçka,dhe është kudo.Nisi një lutje Geti, ashtu duke e parë vdekjen me sy,por në atë pak vetëdije dhe logjikë që kishte,zëri i dytë kumboi gjatë,i përsëritshëm dhe i sigurtë.Duke ngjitur,dorën që i lëviste për trupi,gjysmë i shtrirë,përnjëherë psiqikisht i dha me atë forcën e panjohur,pa ditur se çka bën,si vepron, gadi pa vetëdije, me gjysmë kujtese,donte thjeshtë të dëgjojë zërin e dytë që,i fali vullnet e moral.Mrekullia, erdhi ashtu e çuditshme, e pa besuar,e shpejtë e errët,por erdhi.Geti mori frymë me gojë,sepse nga hunda i rrjedhte  ujë.Një dhimbje e tmerrshme në gjoks e hundë,në veshë e fyt.Por vërejti dy rreze  dielli,pastaj përsëri mbylli sytë, duke ecur në errësirë drite, u përplas i rraskapitur afër bregut dikund.Disa fëmijë, aty afër luajshin me një top,e shikuan pak të frikësuar të habitur,me kureshtje e çudi.

O Zot i madh, mori thellë frymë Geti…O Zot unë jam gjallë,unë jam gjallë dhe ashtu qëndronte i shtrirë,fliste me veten,nuk i besohej,i dolën dhe lotët…mendonte thellë.

Njëherë nuk dinte, ç’të kujtojë më parë.Një dridhje befasije, e mosbesimi pa ndalur,pa rreshtur mornica të ftohta,kollitje e thatë,nisi të mbushej me ajër, duke u qetësuar dhe duke folur me veten.Filloi tashmë edhe të qeshë lehtë,sepse ishin qeshje çudie,ishin qeshje gëzimi ,mbijetoi nga një vdekje e sigurt.

U ngrit ngadalë, shkoi në WC-n më të afërt,por doli shpejt, duke u drejtuar nga bregu i liqenit, për të freskuar, edhe njëherë fytyrën pak të gërvishur në faqe.

Një muaj më parë, Geti kishte kryer ushtrinë,dhe për dëshirë të xhaxhait, kishin ardhur së bashku për dy javë pushime.E priste regjistrimi në shkollë të lartë,pregaditja e provimeve pranuese,mendoi pas shërbimit ushtarak, ky pushim, do vinte i mirë se ardhur.Vendosi asgjë mos t‘u tregojë, xhaxhait dhe gruas së tij,sepse s’donte as  t‘i mërzisë,por as nuk e pat ndonjë ide ç’tu thonte, si dhe çfarë ndodhi.

Kishin ardhur, me veturë të xhaxhait, duke paguar vendëparkimin dhe kampingun,sepse pushimet në Korrikun e nxehtë, i preferonin më tepër në natyrë se nëpër hotele.Dy çadra mjaftonin,sepse për shërbime tjera, shtroje e mbulese, kishin marrë me vete.

Diçka edhe kishin blerë, por brenda parkut për kamping,shiteshin sende e artikuj si ushqimorë, ashtu edhe për nevoja të ndryshme.Ishte java e dytë e qëndrimit,aq dinamik e të bukur, dhe po aq shpejt ditët fluturonin, thuase dje kishin ardhur.Xhaxhai bashkë, me dy kolegë pune, loznin shah nën hijen e një çadre të gjelbërt,por loja e tyre ishte, jo vetëm interesante,sepse me të qeshura e imitime,s’dije ku të koncentroheshe, në lojën e shahut,apo të dëgjoje fjalët e shakatë e tyre. Ishte zbavitje e dyfishtë,me të qeshura e komente,sa që shpesh tjerët në afërsi,kthenin kokën nga të qeshurat e tyre.

Ku mbete o Geti? foli kolegu i mixhës,ishte Gjeograf e shkencëtar me përvojë.-Eja, dëgjoja pak piskamën xhaxhait,-dhe shpërtheu në të qeshur.Shpeshëherë Geti  thonte me vete…Ky Gjeografi sa orator e poet ishte,aq shkencëtar dhe komik.Ishte një kombinim miqësh fantastik,xhaxhai Biolog,Gjeografi dhe Matematikani,u mungonte vetëm Albanologu, i cili këtë radhë ,nuk ishte me ata.

– Këtu, këtu jam Zotërote,-ia këtheu Geti.-U vonova sepse e teprova sot në ujë. – Qenke gërvishur në faqe,-tha Matematikani.Kij kujdes se këndej pak po të zhytesh më thellë, ka shumë bimë të larta barishtore.-Po,po, ndoshta jam gërvishur por asgjë serioze.Loja e shahut vazhdonte,si gjithmonë me ata të qeshura e shaka.Matematikani i‘u afrua Getit.-Paske kryer, shëbimin ushtarak, urime, – Po po faleminderit,-dhe u ul pak më larg,sikur donte vetminë.Matematikani i‘u afrua edhe me tepër,Geti e vërejti, s’mund t‘i  shmangej bisedës.

-S’kam qenë asnjëherë në Slloveni,hajt më përshkruaj pak vendin,njerëzit përshtypjet.

-Po unë shumë pak, kam pas kontakte me civilët,megjithate është një kulturë tjetër,-iu përgjigj Geti.-Po ushtria?Ç’flitet në qarqet ushtarake?-Haptaz asgjë, ndjehet një sh‘thurje ushtrisë,ndjehet një dobësim morali,megjithate është për tu analizuar-ia ktheu Geti.-Unë dua të di mardhënjet ndërnjerëzore, sepse atje keni qenë nga të gjitha kombet ?-Mardhënjet…eh mardhënjet.Është temë e gjërë,të premtoj se do flasim për këtë, por kam kokëdhëmbje,do doja pak të flejë.

-Në rregull, tha Matematikani,dhe qeshi duke i shtrënguar dorën.Por kam kurreshtje,  dua të dëgjoj nga ty.Flasim përsëri,dhe iku në vendin ku ishte ulur më parë.Hyri brenda në çadrën me ngjyrë të verdhë,u shtri në dyshekun,jo aq të trashë,ndjehej i lodhur,ndjehej i dërmuar.Mbylli sytë por gjumi se merrte,kishte aq nevojë të

qetësohej.Mendonte në detale çka ndodhi,si ndodhi,pastaj ata dy zëra aq kjartë i pat ndjerë,aq të pastër ishin.Si është e mundur kështu,pyeste vehten,ç’farë ngërçi i pa parashikuar,asnjëherë kjo në jetë si kishte ndodhur.Ngërçi jo,por zërat edhe njëherë më parë i pat dëgjuar, dy muaj mbasi kishte filluar në ushtri.

Tani ishte i sigurt,se edhe atëherë zërat i kishte dëgjuar,kjo e bënte të mendojë,të kujtojë çka po ndodhë,çfarë fenomeni mendorë e real, kishte hyrë në jetën e tij.Kishte humbur rehatinë psiqike,ishte krijuar poashtu një ndryshim, që kur i ndjeu për të parën herë,mirëpo sot definitiv kuptoi se jeta e tij është ndërlikuar,se diçka e përsëritur s’mund të jetë vetëm rastësi.Ashtu i rraskapitur,edhe pse pat nevojë për gjumë,s’mund të flente.Presioni shpirtëror psiqik, e mbante të përqëndruar,të demoralizuar,i mbyllte sytë e rënduar vetëm për pak gjumë. Skenat e ndodhura, i ngjyrosnin terrin e koncentrimit,herë me ngjyrën e liqenit,herë me kaltërsinë e qiellit, dhe kurrë s’donte ta besojë.Por pas asaj shtrydhjeje,pas atij meditimi të trishtuar,përsëri lodhja dominoi mbi trishtimin,fjeti rëndë.Kur i hapi sytë e kuptoi, se dita e gjatë verore, ishte terruar. Menjëherë e diti, s‘e s’a kohë, paska qenë në gjumë.Dëgjoi, qeshjen e lartë të Gjeografit dhe zërat tjerë.Të gjithë ishin mbledhur aty afër, flisnin e diskutonin,por zëri i tij dallohej.

U afrua ngadalë, edhe Ai.Gruaja e xhaxhait u ngrit menjëherë!-Çka u bë kështu,asnjëherë, s’ke fjetur kaq o Geti,mos je i sëmurë?-Jo, shumë kam pas kokëdhimbje,por mirë jam tani.-Me siguri je uritur,ne hëngrëm s’donim ty të të zgjojmë.Ushqimin,e ke brenda,shko menjëherë,-i tha me keqëardhje.Geti nuk priste lutjen e saj,sepse fare mirë, e njihte gruan e xhaxhait,ajo do i thonte,do përsëritej shumë herë, deri sa të hante.

S‘kishte aspak oreks, por nevoja për ushqim, shfaqej në shumë mënyra. Hyri brenda pa folur asnjë fjalë.Buzët ishin tharë,kishtje etje njëher. Aty afër,vërejti një litër ujë mineral, gadi përnjëherë e gëlltiti.Uji si duket i hapi oreksin,filloi të hajë pa menduar se çka han,por uri kishte pas pasur, më tepër se sa oreks.Sa doli jashtë, Matematikani

enkas e priste.-Shumë i lodhur më dukesh o Geti,-Edhe pse fjete fytyra të është zbehur.

-Më mirë jam,më mirë,më kaloi pak.-Po eja dalim pak buzë liqenit,të freskohesh e flasim,-tha Matematikani.-Eja,eja ecim bashkë,sepse unë e bëra gjumin,-i tha Geti.

Kalonin rrugicës, për të ecur,përmes kampingjeve ku të gjithë i shihje, turma- turma duke biseduar,duke qeshur.Dikush këndonte,fëmijët s’donin të flenin, dhe kjartë dëgjoheshin zërat e mamave,apo të tjerëve, duke i lutur e joshur për gjumë.

Matematikani një burrë i lartë,me fytyrë pak të skuqur,sikur mbushi mushkëritë, s‘a u afrua buzë liqenit.-Unë çdo verë, këtu e bëj pushimin,-tha, sa për të nisur bisedën.-Shpresoj je kënaq,apo jo?-Patjetër,patjetër,-i‘a ktheu Geti.-Po kënaqu o djalë,se në këto vite gjithçka mbetet, këto gjëra nuk reprizohen në jetë,-tha me nostalgji Matematikani.Pastaj pas stresit në ushtri,ky pushim do bëhet si ilaqë stimulativ, për të vazhduar shkollimin e lartë,-vazhdoi duke ngadalësuar hapin.

-Unë,vazhdoi Geti,- nuk prisja këtu të më pëlqejë.Por u befasova edhe nga sipërfaqja e kampingut.Paska këtu gjithçka,për gjithkend.Matematikani u ndal e shikoi drejt në sy,mori frymë përsëri thellë dhe e pyeti:-Si duket situata në ushtri?,Sepse, sidomos nëpër vende kufitare, shumë gjëra vërehen, ndjehen më ndryshe.Fundi i afrohet,jo vetëm Titos,por edhe këtij shteti.

-Ai në moshë të shtyer është,pastaj në pleqëri pak të përfillin,ose bëhen sikur s‘të dëgjojnë,-tha Geti,dhe vazhdoi,- Mendoj, se ka plasaritje në rregulla,në ligje,në komandime, dhe në hijerarhinë e oficerëve.Diçka të tillë bile se prisja, është aq e kjartë, sa që asgjë s’më duket e sigurt.Me një fjalë gjithçka mund të ndodhë.

Vazhduan përsëri të ecin.Geti tashmë e kuptoi se kjo bisedë do zgjasë,sepse vërejti në sytë e Matematikanit, kurreshtja nuk i  fshihej.-Po sërbët,oficierët sërb, si silleshin?,pyeti, dhe përsëri u ndal Matematikani.Geti e uli kokën,sikur donte të rikthejë çdo imtësirë kujtimi,sikur donte të zgjedhë gjërat më të rëndësishme.-Unë do flas gjërat, që

mua më kanë ndodhur.Ju zoti profesor gjykoni pastaj,-dhe vazhdoi:-Në fillim,e nisa shërbimin,në këmbësori.Ishte një qytet shumë i vogël, Çërnomelj.Më përcaktuan në çetë bataloni,ku si komandant çete, ishte një maqedonas sllav, me prejardhje nga Maqedonia lindore.Kishte kryer akademinë ushtarake, me gradë ishte kapiten i klasit të parë. Oficier shumë i sjellshëm me ushtarët,por sjam i sigurt se sjellja e tij vinte, nga karakteri, apo nga mospërfillja.Nga mos respekti, i fshehur ndaj ushtrisë, i shoqëruar me një pakënaqësi e demoralizim.Mendoj ,se më tepër vinte nga e dyta.Pse, e them këtë.Sepse postin, si zëvendës komandant i kazermës ushtarake,e mbante një njeri, me gradë më të ulët.Ishte një sërb, i lindur në Kosovë.E dyta, pas disa muajsh këtë pakënaqësi,në një mënyrë, ma shprehu edhe mua. Pas pak kohe,fillova të punoj në zyrën e tij,si evidentist i çetës.Por tjetër oficer, ma mundësoi këtë detyrë,ishte një nëntoger boshnjak,zëvendës-komandant i çetës,do me thënë zëvendsi i tij.Është shumë e çuditshme kjo,sepse shumë pak shqiptarë në ushtri, e bënin këtë detyrë.Që kur fillova, mbas një muaji,kapiteni u largua, në një detyrë të përkohshme.  Nëntogeri, kishte kërkuar një ushtar, që zotëron mirë ,jo vetëm gjuhën sërbo-kroate,por sipas mundësive, edhe njërën nga këto dy gjuhë,sllovene ose atë maqedone.Një dhjetarë nga Prishtina, mua më njohu muajin e parë,i kishte thënë:-Shoku nëntoger,e njoh një ushtar, besoj ai i plotson këto kushte.-Shko menjëherë ma sjell në zyrë.-i kishte urdhëruar nëntogeri.

-Është histori e madhe kjo,por doja të them, se detyra në zyrë,më dha mundësinë, për të njohur oficerat e lartë,të shoh shumë çka,të dëgjoj biseda rreptësisht të ndaluara.Geti këtu ndaloi.Mendoi në vete,pse e  kishte hapur një temë aq të gjërë.

Matematikanit goja thuase i kishte mbetur e hapur.-Po ti o Geti,paske shumë gjëra për të thënë,-i tha.-Me konkurs të të kisha kërkuar,s’mund të të kisha gjetur…,-dhe ndërpreu këtu,sepse në të njejtën kohë u dëgjua një kollitje,me të qeshurën e Gjeografit.-Erdhëm edhe ne pas jush,atyre atje u flehej,-foli xhaxhai nga largësia.Gjeografi nuk ndalonte së qeshuri,sa ndërpriste,përsëri ia fillonte dhe ecnin drejt tyre.Geti fare mirë, e njihte humorin e tij, xhaxhai dhe Gjeografi ishin aq miqë të ngushtë, shakatë kjartë, tregonin lidhjen e tyre të fortë miqësore.

Kur u afruan, vërejtën kurreshtjen serioze të Matematikanit,u ndal e qeshura e të dyve.

Gjeografi, kishte veti të çuditshme.Si ishte e mundur tërë ai humor,të shndërrohej në një fytyrë aq serioze.Por më të çuditshme, ishin ligjeratat e tij, kur ligjëronte në universitet.Shpeshëherë ndodhte, që studentët e profileve tjera,grupeve të ndryshme,vullnetarisht, shkonin në orët e ligjeratave të tij.Qëndrimi,mënyra e të shprehurit,gjërësia dhe horizonti i tij shkencor ishin të pa imagjinuar.Xhaxhai biolog,ishte edhe më lartë me arritjet shkencore.Të dy ata,por edhe Matematikani prezentonin ajkën shkencore, dhe jo vetëm ndër shqiptarë.

Me një gjysmë buzëqeshje,Gjeografi foli:-O Geti,e dij këtij çka i intereson.Po diçka e paske habitur,e paske bërë kurreshtarë.-I flisja për shërbimin,ushtarak,-ia ktheu Geti.Edhe më e ngrysur u bë fytyra e Gjeografit.Geti e kuptoi mirë at ngrysje fytyre.Me siguri xhaxhai diçka i ka treguar,-tha në vete.

Në at moment filloi një erë verore,por valët e liqenit sikur tregonin, sa e fortë ishte.Filluan dallgët, të përplasen me furishëm në breg,pastaj ca drunjë të lartë,poashtu me të madhe të lakojnë degët, e të shushurisin.

-U bë, pak ftohtë tani,-tha Biologu.Kjo natë paralajmëron, se nesër mund të prishet moti.Të gjithë e kuptuan, se po të vazhdonin bisedën,duhej ngritur zëri.Shushurima e degëve

dhe e dallgëve pengonin.Nata pastaj, ishte e ngulitur me mëndjet e secilit,gjithmonë është tradhëtare e pabesë.Sidomos për këtë lloj bisede,jo.

E dinin mirë, çdo flisnin,dhe pa folur.-A kthehemi në kamping?-përsëri foli Biologu.-Po po-,në një zë,u përgjigjën të tre.U kthyen dhe u nisën për në kamping,era sa vinte bëhej edhe me e fortë, gadi pa folur u këthyen atje,dhe menjëherë pa e zgjatur u shpërndanë nëpër çadra.Geti, vetëm i tha natën e mirë xhaxhait, dhe hyri në çadrën e tij të ngushtë,për të fjetur.

U shtri pa e ndezur llampën e vockël të natës.Përsëri, edhe pse kishte fjetur,ndjente pagjumësi.Por tani gjumi nuk i dha asnjë mundësi,të mendojë për ditën e trazuar.


Romani vazhdon……. gjithësejt 200 faqe

Kush është i interesuar që ta lexon të plotë Romanin at’herë mundet ta bën porosin në e-mail: remzi.murati@remzi-murati.ch

Procedurja e Porositjes së Romanit:
– Emri Mbiemri
-Adresa
– Të dhënat për parapagim ua dorëzojmë pas porositjes me email (Të dhënat e Bankës)


Vëllim me Poezi „Thikat e përgjakura“

Nëse duhet ta shohim fillesën e krijimit të

krijimit të rrezeve të para në muzgun plot

dhëmbje,atëher kur dielli orvatet me dhunë

ta çajë qiellin e errët për një sy,ose për më

shumë,shkëlqen fildishi në shpirtin njerëror.

Është i kobshëm vargu që pjellë errësirë,

hapsirë pa diell,pa hënë në të cilët mëshihet

pjergulla e madhe e dashurisë.

Në shavarishtet e muzgjeve të para kishte

lindur fëmija i parë Arbëri që ti veshë malet

me pyje,rrugët me njerëz,detet me horizonte

që kishin shikim në shumë anë.

Shpirti i Adrionit në valët e të cilit edhe sot

mund ta shohim figurën e imagjinuar të tij,

imagjinatën për ta bërë të ndritshme,për ta

bërë të parë dhe të ardhmes t’i japim faqe të re.

Kështu dhe vetëm kështu,mund ta lexojmë

poezinë e Remzi Muratit.

Pjesë nga recenzura

Dr.Asllan Selmani

Thikat e përgjakura

Atje  korbat e zinj hukasin zjarr

Shkrepat e plasaritur vjellin helm

Mjegullat e zeza peizazhe bukurie

Burgjet e hekurta muzeume krenarie

Ne…

S’mund t’i gëlltisim gënjeshtrat naive

As parajsën me therra ferri

As shtrëngimin e duarve të vampirit

As ofshamën e këngëve pa ndjenja.

Ju jeni matanë,në tokën e zezë

Rrini në hijen e kështjellave barbare

Se nuk përzihet helmi me ujë

As gjaku i kuq me lëngun e zi.

Mos mendoni për fëmijët tonë jetima

Se duart për bukë i shtrijnë

As për nënat tona me shami

Se kërkojnë lëmoshën e mëshirës.

Mashtrimi me shekuj vazhdon të jetojë

Ushqimi juaj shpirtëror është rrena

Burrëria juaj është tradhëtia

Krenaria juaj është vrasja.

Ndalo,rrotë e rëndë e historisë

Ndalu pak,dhe shiko humnerat me skeletë

Kujto emërat e zhdukur pa nishan

Besën e prerë me thikat e përgjakura.

Bukën e vjedhur,bukën e sofrës sonë…

Ndalu pak…

Te themelet e kishave me këmbana

Guri i Arbërit nuk është thërmuar

As balta e verdhë s’është rrafshuar

Duart e të parëve tonë i kanë ndërtuar.

Themelet tona…

Në kisha sllave i kanë shëndrruar

Ne jemi aty…

Se aty kemi jetuar.

Djepin kërkojnë,djepin e fëmijërisë

Ninullën e nënës,Kosovë e pagëzojnë…

Kosova furtunë rrëmbyese nuk është

As shkëmb i Karpateve te ftohta

Por është toka e Arbërisë

Themel i lashtë i Ilirisë

Ku shqipja krenare lart fluturon.

Dhe…në Kosovë ata festojnë

Betejat e humbura me turp

Ku vetëm shqipëtari,me nderë e mbroi

Me heshtën në gjoks,flamurin s’e lëshoi.

Po ju me vallet e skeletëve të gjallë

Ku zvarriteni si gjarpërinj pa bishta?

Ç’kërkoni me knezat e lashtë?

Torturën mbi ne,dhe jetën e vrazhdë.

Nuk emërohet vendi i huaj

Nuk përgjaket foshnja e njomë

Nuk zaptohet ara e Dukagjinit

As nuk mbjellet,fara e zezë.

Këtu u shkrua historia

Këtu era shqipëtar vjen

Oj,mortajë që vjellë zjarr.

Dreqërit me bishta nuk punojnë për ju

Qymyrin në krahë nuk e mbajnë

Sharraxhijtë e mjerë t’i harroni

Se zot të vetvetes tani janë.

Na mbuluan në varrezat e thella

Ku jeta zgjaste një minutë

Pa frymë,pa piskamë në fyt

Por ne prap dolëm…

Mbimë si fara e pranverës

Me rrënjë të dyfishta

Të lidhur me brezat e kuq

Të mashtruar,të prerë në besë.

Deshëm ta harrojmë vehten

T’i harrojmë sytë e përlotur të nënës

Shtëpitë e kullat t’i shkretojmë

Deshën të humbemi pa nishan

Në Turqi o ne kurbetin pa gjurmë.

Emrat tonë i zbukuruan

Me lëkurën e hollë të gjarpërit

Laramane e gënjeshtare

Me besën tonë na lavdëruan

Me trimërinë tonë na mashtruan.

Mbushën bodrumet e ftohta me verë rrushi

Djersa jonë kullonte si ilaçi magjik

Na martuan pa dasma,në heshtje

Me vashat e tyre gjysmë lakuriqe.

Në pallatet të bukur e të pashëm

Luksi lajkatar vizëllonte

Vizëllonte e robëronte çdo pëllëmbë.

Në ideologjinë e kuqe u shkrimë

Me drapë e çekiçë u vëllezëruam

Na shtrëngonin e përqafonin

Kur Tivari vajtonte

Kur bunaret e xhamitë ofshanin…

Dëgjohej zëri i dridhur i nënës

Psherëtima e lehtë e plakut

Mos u besoni,mos u besoni

Ju nuk i njihni,nuk i dini.

Prej dhunës nuk i njohëm

Prej dhunës nuk shihni…

Me dhunë na mësuan për mjekrrat sllave

Dhe dhuna na mësoi t’i njohim.

Amanet për gjeneratat që vijnë

Amanet për fëmijët e fëmijëve tanë

Për nipat e nipave tonë

Amanet…

Këtu u hodh fara e hasmit

Fara e shkjavit fara e sllavit

Këtu thikat nuk kanë dhimbje

Gjaku rrjedh si uji i gurrës

Kufomat nuk numërohen

Ose mendje ne kry ose vdekje

Ose jetë ose vdekje

Ose mençuri e gjkftohtësi

Ose luftë e trimëri.

Ata janë përbetuar

Në netët e zeza

Në skeletin e car Dushanit

Për shqiptarët me brirë të egër

Për kësulëbardhët me bishta

O ne këtu e ata nën ne

O ne këtu e ata nën dhe.

Ata nën ne,nën dhe

Të mbytur,të vdekur

Amen…

Këmbanat e kishave ranë

Priftërinjtë në kishën e Deçanit

Pinin verë prej Suhareke

U betuan para kryqit,u betuan

Për jetë pa ne,për të vdekur ne.

Do ta rindërtojnë Qelekullën e Nishit

Me kafkat e reja për muze evropjan

Për fitime përrallore

Se thikat e përgjakura famën ua shkruajnë.

Tymin e zi shqiptarët ta gëlltitin

Ari i xeherores në gjokset e tyre

Dërrasat për mobilje,sarkofag varri

Zonjushat sirena,vdekje për së gjalli.

U betuan,o fëmijët e mi

O nipa,stërnipa…U betuan

Shtrigat e natës i skuqën sytë

Mjekrrat e fantazmave u zgjatën

Thikat ne brez i ngjeshën

Dhe me gjak fëmije ata u dehën

U dehën në konaqet boshnjake

Në odat fatkeqe të Drenicës

U krqëzuan për trimëri

U betuan për tirani.

Ne i pamë duart e lyera me gjak

Epshin e egër ç’njerëzor

I pamë lotët e fyrjes

Kënaqësinë e madhe për mbizotërim

Me perëndinë në gojë masakrat

Me kryqin në qafë,dhunimin…

…Dhe atje…

Mbas mureve të fëlliqura të Kalemegdanit

Vallëzimet e talljet naive

Bukën e kripën nderë tradhëtie

Buzëqeshjet e vajtimet pa lot

Krenari para botës.

Dhe s’ka fuqi…

Që mendjen t’na e ndërrojë

Se lutjet e priftit janë sharje e fyerje

Miqësia e tyre,vdekje për ne

Dora e zgjatur,robëri e përjetshme.

Ne masakrat i pamë

Varret e stërgjyshërve na thanë

Mësuam për veten tonë

Për armiqtë e zi e të pabesë

Ndaj pa bukë rrijmë,pa ujë…

Bashkë me to Jo

E të vdekur Po.

E jona është e jona

Ta mbajmë në dorë

Rrotën e rëndë e të hekurt

Ta mbajmë me gjak e me jetë…

Se Kosova s’është Sërbi

As e dobët për robëri

Se me shekuj e gatuam

Bukën tonë s’e harruam

Të përbetuar në drejtësi

Për nderë të kombit shqiptarij

Amanet

Fëmijë pas fëmijë.

Vëllim me Poezi „Zgjohu dhimbja ime“

Fjalë Fishtiane

Mos mendoni si pa krye

Por si vehten gjithë me i ndye

Duke bërtit e sha ndër veti

Nuk shuhet dielli as thahet deti

Shkumon për vlla e për mik

Flet e qesh me dreq armik.

Pashi Zotin madhërin e tij

Zemra m’plasi e dhimbje ndij

Në kupë të qiellit u plas gazi

Për at jetim që buza i plasi

Një copë buke e fortë si gurë

Në fyt të hollë i ka furë.

Djersët me hov i lëpini

Për një epsh,Zot nuk njihni

E ke motër,e ke bijë

Ti bablok beqari,e ajo fëmijë

As komb,as gjuhë nuk pranoni

Shtëpi e prind nuk nderoni.

Harruat gjakun që s’është tharë

Harruat nderin,që ua kan marrë

E shujatët zjarrin veç me lot

Ua kallën djepat e mbushur plot

Hasmi që pa mëshirë,kryt na e preu

S’ka vdekur ende,erën na e ndjeu.

Mbysim shoqi shoqin,pa pikë faji

Kënga e shfrenuar,i përngjet një vaji

Kërceni për famë e për pare

Skuqeni si speci tuj qesh me hajgare

Sytë i zgurdhulloni,veç për një peshqesh

Fati i kombit as që ju hyn në vesh.

Mos e shitni kombin veç për një buzqeshje

Nesër vdes si rob,pa pritë e në heshtje

Arma e hasmit,tani është e fshehtë

Edhe thika e përgjakur,mbulohet lehtë

Arma e hasmit,dehja me dhurata

Grihemi mes veti,me thonj e shpata.

Në emër të humanizmit,e shtetit modern

Në emër të faljes e gjakut që u derdh

Për hirë të integrimit e fatit të Europës

Pajtoheni,për një sy t’mirë t’botës

Kështu u përqajnë me një gotë verë

Pastaj prap dhunime,e tu marrin nderë

Pashi shqipen e zezë në mes të flamurit

Mblidhuni kuvendoni si i ka hije burrit

O ju vllezër mosni se ju vret Zoti

A s’kuptoni pse ju do i forti

Se të fortë kemi qenë,kur gjithmonë të bashkuar

Për vehte e më vehte,me nderë kemi jetuar.


Vëllim me Poezi „Arbëra“


Ditari

Të sodita o ditar i im

Të këputa si barin e thatë

O i ngratë,o i nemur

E i ftohtë,si shtrëngatë

Eja faji im

Ke lindur faj

Ke mbetur vaj

Shkrihesh në sy

Digjesh kandil

Përvajshëm,sekret

Pasthirrmë,skelet.

Thuaje shifrën

Të pa skajshmen

Mbijetove në gërmadha

Në tmerre nate

Pa shpresa e fate

Pa dritë,pa flakë

Pa xixa vatre

Të sodis

Të ngushëlloj.




Të pashë në libër

Të pashë

Pas shumë vitesh

Dhe m’u ringjallë

Po i njeti mallë

E m’u kujtua

Po ajo përallë

Sillej vërdallë

Si shtrigë e djallë.

          Sa keq medet

          Sa shurdhët ka mbet

          Zanin s’ta ndjeva

          Kur të fundit herë

          Në atë Pranverë

          Edhe kokën vjerrë

          Fytin të shterë.

Të thash më fal

Oj zanë,oj plakë

Të thash mos ik

Se s’të bezdis

Por jam një mik

Mik e shok

Vëlla e dreq

S’të bëra kurrë keq.

           Dhe lot të vërshojnë

         Kërkojnë atë zë

           Ato flokë të motrës

           Ato sy gëzimi

           Ato qeshje dëfrimi

           Të bëra plag në jetë

           Të bëra zog me fletë

           Kujtoj e shoh

           Pasha Zotin të njoh

           Pasha ty,prap lotë.

Vëllim me Poezi „Alarm në ndërgjegje“

Alarm në ndërgjegje

Përvjedhesh i hutuar,e më ndjek si i nemitur,rëndon aq me zgjuarsi

S’të bëhet vonë se djersët valë,lagin e hidhërojne erësiren…

Njerzit flejnë bashkë me ndërgjegjen e tyre…

Harojnë që egziston…gjumi është gjysmë vdekje…

Mua me mjaftoi pickimi neveritës i tingullit,por edhe zërin e fjalve fillove

Alarm i ndërgjegjes të gjunjëzohem…

Të betohem…do memorizoj çdo shkronjë mesazhi…

Unë të besoj,të ndjejë hyjnor,ndjejë praninë tënde…më fal!

Se dij si të ndjejnë instiktet pa perceptime…

A nuk mjaftoi vetëgënjeshtra…?

A sje edukatë dhe kuptim i egzistencës…

Shkuan dhe më larg të vetëquajturit…të vetëshpallurit…

Ndërtuan barikadat e hijeve…barikadat e injorancës

Shpalosën dinjitet abstrakt…diverzitet fatal

Përpiluan kontrastin dhe hapën dyert e indiferencës

Nuk pyesin të vetëdijshmit e ngurt…

Zvarritën kufomat dhe shum herë i varrosën

Falsifikuan pasaporta për te verbër

Ata shpikën syzet tredimenzionale

Depërtuan brenda intelektit të paformuar…

Ndërgjegje…ndërgjegje…

Smund të haroj frigën,panikun me flokë të ngritura

Lëkundjet e nuses shtatzënë,pafuqinë femrore

Piskamat e pakontrolluara,që shpesh mbërijnë te ty

Lutjet dhe mërmëritjen…O Zot ndihmo.

Ather përsëri rifilloi dyluftimi shpatë e bardhë me te zezë

Shumë herë fitove,por kurrë nuk triumfove

E zeza ngritej dhe ringjallej,sepse i ka shumë jetë

Ndërgjegje e bardhë,mos u pëgjum,mos u harro…

Ata me vite e vite…

Thithën edhe pikën e fundit të ujit

Përtrypën edhe koren e shtatë,të bukës së gyrbetit

Vajtuan,u ç’jerrën se robër ishin…

Pa vizion,por për popull vdisnin,për flamur e atdhe.

Ngushllime nga të gjitha anët…përlotje naive

Ishin armatosur me shpatat e zeza…askush se dinte

Pendime…pendime…gjunjëzime…

Ndërgjegje e zezë,por u lidhën aleanca

Meditimet u dobsuan…pika e madhe mbeti pa energji

Anarkia u shpallë mbretëreshë pa kurorë

Alarm…alarm..por gjithçka u deh…

E etshme për pasuri ,të etshëm diplomatët e menqur

Pikëllim o pritshmëri e paditur…iku fati,lëvizja nuk ndalon

Dielli vetëm një herë lind për një ditë

Nuk njihen as shokët e një banke shkollore.

E kaluara… duhej ashtu të ishte,ardhmëria eshtë tjetër…

Në mëndje dyluftojnë imagjinatë  e realitet

Botë vetëm me diell,e botë vetëm me hënë

Përdridhet shpatë magjike,shkëlqen,qesh e vret

 Buzë e mbyllur,pa u hapur gjithçka e ke thënë.

Netë me rënkime,vetmia arenë e hapur

Shfaqet skenë teatri,fillimi po vonon

Të dridh ajo pritje,diçka ka për të ardhur

Për inat të kurreshtjes,një hije sa vjen,shkon.

Parandjenja më ka folur shumë vite më parë

Fshihet enigmë pas qerpikve të syve

Fat e përcaktim Zoti të ka ndarë

Ty e ndërgjegjes,por jo veq ju dyve.

Ndërgjegja qëndron në thellësinë e mendjes

E strukur,e brishtë,e gatshme të shpërthejë

Mbyllur e burgosur në kështjellën e vdekjes

Shtegun e shpëtimit,me sy kërkon ta gjejë.

Por … pret e gjorë,me vehten flet

Kthen për një çast,kujtimet e zbehura

Plagë të pambyllura,vargje balli kan mbet

Mbështjellin pendimet,dhimbje të fshehura.

…………………………………………………………………..

Duan të të shohin,o Zot i madh,kërkojnë argumente

Mrekulli shejtorësh,mrekulli profetësh

Duan të prekin…kan në dorë gjithçka

Sa keq i varfëri,aktron të pasurin…

Përshëndetje nuk të thojnë,sepse qafa u është ngurosur

Symbyllur ecin edhe netve pa yje

Mjeranët injorantë,janë zbardhur…janë thinjur

Përjetojnë rininë e dytë…adoleshentët pleq!

…Falna o Zot…

Alarm në erësirë…në dritë…Zot i madh

Kokën mos e ul vetëm poshtë,mer mundimin ta ngrejsh lart

Magjepsin qiell dhe yje,pyet vehten si janë krijuar

Sa peshë të rëndë,o Zot i madhërishëm,vetëm ti e bart

Na linde,na mëson që si fëmijë, ekuilibër të drejtpeshuar.

Ai diell,ajo hënë,ato yje të  pa fund

I madh univers ,o ju qielle të gjithsisë

Gjithçka udhton,nuk ndalon askund

Një shkëndij respekti,vetëm njerzisë.

Gjeti erësirën,gjeti të keqen

Nuk egzistonte,asnjë rreze drite

U shfaq nga vehtja,pafundsi në vehte

Të krijojë kohën,shekujt me vite.

Përpak ndaloi,dhuntia e tij

Në tokë deshti,një formë gjallërie

Me vullnetin e pastër,dhe mirësi

Përsosi një vepër,jetë…jetë njerzie.

Dhe brenda në kohë,ishte mëshira

Pamje s’kishte,por i dhuroi

Të mbajë harmoni,të trumfojë e mira

Nga shtat qiej,përkulje kërkoi.

Ai është Zoti i natës,agimi i mëngjesit

Ai është vetmia,vetminë shoqëron

Është uji që shuan,është xixa që ndezi

Ai të vdekurin e ngriti,dhe gjallëroi.

Din e dëgjon,zërin e jetimit

Sheh edhe dorën,kur zgjatet për bukë

Në provë jemi o njerz,njerz të amshimit

Një ditë kjo botë,do të mer fund.

Me engjuj të bardhë,jemi te rrethuar

O njerz,bëni sjellje të përkujdesur

Mos kërkoni, me dije as me sy për ti shikuar

As me forcë iluzioni,e dorë për ti prekur.

Alarmi i ndërgjegjes së urtë,për të menduar thellë

Ndërgjegja e alarmit të shkurt dhe për një moment

Nga shikojnë sytë,ka rritur e ka mbjellë

Ai është Ai,fal e mëson,egzistenca e tij argument.

Parandjenja,përsëri tingull

Më shponte majë e mprehtë ,gjoks e tru

Ulur në at turmë,një trup më rrin si murë

Zë i hollë fëmije,flokë të gjata gru

Ky tingull që s’mu nda,se kuptova kurrë.

Ku e hidhja këmbën,gjurmët e njejta

Me at  mprehtësi,haresën ma coptoi

Sa larg i qëndrova,por pa fjalë mbeta

Në vendlindje më erdhi,këngë më këndoi.

Kendoi Arbërinë,besën e trimërinë

Gjakut të  derdhur,hënës së përgjakur

Thumba të mprehtë për dashurinë

Pa dashur aq thellë janë futur.

Gërsheta lëshuar e plis të bardhë

Shfaqej pa hapur sytë përgjumshi

Buzëkuqi mbeti shenjë në ballë

Gremina e humnera ai tingull mbushi.

Pergamant me vargje,la të hapur

Shkronjat flakë,me afsh u shuan

Sa puthje largsie,për njerz ka falur

Edhe kur burg robërie i premtuan.

Heshtje vitesh,fillova të haroj

Mërgim i ftohtë,i zhytur i baltosur

Pikë djerse nga lodhja,fuqia më lëshoi

Tingulli u dëgjua,por i inatosur.

Nëse mallkimin e ke vulë fati

Unë pa dashur,hyra në gjak të huaj

Falje t’kërkoj dhe dorën ta zgjati

Vegim do shfaqem,mendo për mua.

Vegimin e ftoi nata…

Endacak virtual,i shkëputur nga rrethi

Ushqej dhe kërkoj të panjohurën…

Muzika dhe ritmi,ndezin të harroj moshën

I këputur lexoja…shkrime në vargje pakuptim!

Pasthirrma nate,të qeshura pa turp

Tingull i ndëgjegjes,ndjeja praninë tënde

Ndjeja përcjelljen e hapave të hapsirës

Sdoja të besoj,se Ti ishe…!

Vetëm zemra i një nëne,rreh kur qan fëmija

Vetëm syri i një femre,njeh burrin e maskuar

Një grua nuhat lehtë,kur thërret dashuria

Jeta kërkon jetën,në botën e trazuar!

…………………………………………………………………….

Mbi supe qëndronte,dilemë dhe dyshim i lehtë

Biseda e pyetje…tema të shthurura lakuriq

Gënjeshtra të pagëzuara…zbavitje me lodhje

Mjaft thoja…mbyllje ne vetmi…!

Një lutje largësie…emigrant Amerike

Shfaqi dëshirë,shoqeri të më bëje..shok dua të të kem

Pyeste sa e njoh Ohrin…për të gjallët,të vdekurit

S’më kujtohej mbiemër,i një të ndjeri…!

Alarm…në ndërgjegje…Tingulli papritur foli

Unë e njoh…Unë e di…

Dorën time se njihja…vehten nga kurreshtja

Ika nga çudia,nga heshtja…nga heshtja!

Vazhdonte ajo bisedë me kode…me shifra

Lutja për scenografi…lutje pa logjikë

Gjelozi miqsore…fliste me fjalor mprehtsie

Fliste…zonjushë e rëndë nga Nju Jorku!

Tingull pa asnjë fjalë,në jetë s’kisha parë

Kush je e pyeta…modesti e mjegulluar

Dje ishe një gjarpër,sonte një drenushë

Sonte…mu shfaq…ashtu si atëher…ndërgjegja ime!

Si atëher kur shihja një fëmijë…dhe një ngjyrë buzëkuqi

Si atëher kur me krenari,uli kokat albanofobe

Si atëher kur i  përshkruan,prapsinë time

Nisi lojë e fshehtë Tingulli e vargu!

Parandjenjë e vulosur ndër vite,pse shqetson

O Zot bëje mirë,harrojmë të adhurojmë

I nemitur,i përkulur,hëngra syfyrin e parë!

Unë jam e vërteta,unë jam pafajsia…

Një natë e premtuar,do jetë natë e jonë

Veshur kuq e zi,flamur do valojë…

Su besoja muajve,as Vjeshtës,as Dhjetorit,as Janarit!

Shkurt i pavarsisë…Shkurt i Kosovës…

Liri e shumëpritur një javë është diferenca

Tingull feste…thërriste pa rreshtur…herë në vaj,herë s’kuptoja

Rrugëtimi në borë,e dija se afron!

Ushtima e avionit,frigë ankth pritje…Kosovën e kujtoja!

Flamuri kuq e zi priste…të shpalosë gjithçka

Ulur e shashtisur…Ndërgjegja

Më është përbetuar njëmij herë,hapat mi paska dëgjuar!

Mjer gyrbetçari…pa adresë,por me shtëpi…

Gjithçka ishte ngjyrosur kuq,shqiponja dykrenare mungonte

Pas një jave do fluturonte…

Zvarritej edhe koferi,atje ku rrokullisen fatet

Endërra me zgjëndrrën,irealja me realen…

Drithërimë e mos besim…kërkonin pëshpëritjet

Më kujtohet nata kur meditoja shkretirën..

Shëndrohej në fatamorganë…ndërgjegja

I premtova legjendën,epokat,projektet…

Por i premtova se s’do pësëris,pikat që shpërthejnë nga sytë!

………………………………………

Ti më thua,të duroj,e pastaj prap pendohesh

Gotën tënde e cakrroj…

Me një shkronjë të mos hidhrohesh!

Ti me thua eja shpejt,largësia të harron

Herë ma fal,e herë s’ma fal

Syrin tënd ,që fort më shpon!

…………………………………………..

Mendoja abstraktja deformon edhe ngjyrat

Gjelbërim në dy oaza,lëviznin bebzat

S’dija cka shikonin,kur gishti yt të verbonte

Ndërgjegje me qeshje magjike…turp i penduar!

………………………………………………

Unë jam thellë në Oqean,ti përmend fjalën breg

E dij mirë,në heshtje fshan

Dhe kjo heshtje,sa më prek!

Ne na gjetën,fjalë të fshehta,pa hiri të bisedojmë

Shpresat tona,pak të zbehta

Herë ngacmojnë,herë dashurojnë

Ndërgjegja ime,mos u mundo të ngadhnjesh të vërtetën

Mos pij verë,e mos gabo

Emrin tim,me emër tjetër!

Shkrova vargjet e jetës sime,ky tingull më zgjat vitet

Përsëri ai  shpalos kujtime

Bëhet idol,krijon hite…

Në momente lehtë shkrihesh,në momente ngazëllohesh

Por shum shpejt,nga zjarri digjesh

E nuk do,të përvëlohesh!

Erdhe zonjë vegimi,baladë për mua,baladë për vedi

Tregoma të lutem,amëshimin

Dhe ç’ka ne zemër,brenda poeti!

…………………………………………………

Ndërgjegje, etikë,atdhetarie,dashurie,miqësie

Alarmi zgjon…do zgjojë…Ty dhe mua

Ku mbeti fjala e dhënë,zjarri i pashuar

Ata ku shkuan…engjujt,ku ikën?…

Një natë varri na pret,atëher ti do flasësh për ne

Për të gjithë…edhe për Ty…edhe për Mua..

Unë të fala sa të njoha,para kohe,Parandjenjë

Do na gjurmojnë,do na njohin identitetin!

S’do fshihet koncepti,as vepra,as puna

Alarm në ndëgjegjen tonë do mbesë…

Ne do jemi larg,apo të harruar nga friga nga jeta.

Dy lutje në fund ndërgjegje…

Përveq luleve të premtuara mbi varre

Përveq faljes…

Mos u pendo…dhe mos qajë

Pikat e l…rrjedhin të jam betuar sdo i përmendi kurrë.

A l a r m…