{"id":11,"date":"2019-10-10T21:14:16","date_gmt":"2019-10-10T21:14:16","guid":{"rendered":"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/?page_id=11"},"modified":"2021-03-19T11:54:37","modified_gmt":"2021-03-19T11:54:37","slug":"biografija","status":"publish","type":"page","link":"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/biografija\/","title":{"rendered":"Biografia"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>Biografia ime \u00ab&nbsp;Remzi A Murati&nbsp;\u00bb!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-gallery columns-2 is-cropped\"><ul class=\"blocks-gallery-grid\"><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><img loading=\"lazy\" width=\"1024\" height=\"576\" src=\"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/35-1-1024x576.jpg\" alt=\"\" data-id=\"264\" data-link=\"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/galerija\/35-1\/\" class=\"wp-image-264\" srcset=\"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/35-1-1024x576.jpg 1024w, http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/35-1-300x169.jpg 300w, http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/35-1-768x432.jpg 768w, http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/35-1.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure><\/li><li class=\"blocks-gallery-item\"><figure><img loading=\"lazy\" width=\"720\" height=\"960\" src=\"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/21-1.jpg\" alt=\"\" data-id=\"250\" data-link=\"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/galerija\/21-1\/\" class=\"wp-image-250\" srcset=\"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/21-1.jpg 720w, http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/21-1-225x300.jpg 225w\" sizes=\"(max-width: 720px) 100vw, 720px\" \/><\/figure><\/li><\/ul><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-drop-cap has-text-align-left\">Un\u00eb kam lindur n\u00eb fshatin Zajaz t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs me 16 Shtator 1958. Ne nj\u00eb familje me tradit\u00eb t\u00eb hershme patriotike, fetare e intelektuale dhe shum\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb trevat jo vet\u00ebm t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs.E them k\u00ebte, sepse St\u00ebrgjyshi im Abidin Murati-Limanhoxha, dallohet e njihet si Hoxh\u00eb-imam me respekt por dhe guximtar e trim, duke kund\u00ebrshtuar n\u00eb \u00e7do form\u00eb propagand\u00ebn s\u00ebrbomadhe p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Turqi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprimtari d\u00ebnohet nj\u00ebher\u00eb me burg n\u00eb Manastir, pastaj me pushkatim nga Ushtria dhe Aparati shtet\u00ebror s\u00ebrb q\u00eb s\u2019apo kishin pushtuar trevat shqiptare (1913). E njejta fatkeq\u00ebsi e ndjek edhe vllaun e st\u00ebrgjyshit mulla Neshyt Limanhoxha-Zajazi. P\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb atdhetare n\u00eb Bukuresht t\u00eb Romanis\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shoqat\u00ebs K\u00ebr\u00e7ovare, ku n\u00eb fillim t\u00eb N\u00ebntorit 1912 organizojn\u00eb dark\u00eb p\u00ebr babain e pavarsis\u00eb Ismail Qemalin. M\u00eb von\u00eb ndihmon dhe financon botimin dhe shp\u00ebrndarjen e Abetareve n\u00ebp\u00ebr trevat shqiptare. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn me shum\u00eb vullnet dhe pasion, sepse si pjes\u00ebmarr\u00ebs i Kongresit t\u00eb Manastirit, ndjen nevoj\u00ebn q\u00eb alfabeti e librat shqipe t\u00eb p\u00ebrdoren nga rinia e populli shqiptar p\u00ebr t\u00eb ruajtur identitetin komb\u00ebtar t\u00eb rrezikuar. Ky aktivitet i mulla Neshytit shqet\u00ebson administrat\u00ebn shtet\u00ebrore t\u00eb Bullgaris\u00eb s\u00eb sh\u00ebn Stefanit dhe kapet nga agjent\u00ebt bullgar duke e varur te Ura e Gurit n\u00eb Shkup (1917). St\u00ebrgjyshin tim mulla Abidinin e trashegojne dy djem; Imeri dhe Remziu (gjyshi im).Gjyshi im Remzi Murati-Liman hoxha (lindur ne vitin 1900), martohet me gjyshen time Zylfije Selimi (1900 v.) nga fshati S\u00ebrbic\u00eb. Nga kjo martes\u00eb lindin Abidini (1928-babai im) dhe Murati (1942). V\u00ebrehet diferenca jo e vog\u00ebl n\u00eb vite e babait tim dhe mixh\u00ebs, sepse gjyshi Remzi q\u00eb nga viti 1930 deri n\u00eb vitin 1940 punon n\u00eb Bukuresht dhe gadi nj\u00eb dekad\u00eb mungon n\u00eb familje. Arsyeja e gjith\u00eb k\u00ebsaj mungese, p\u00ebrveq pun\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb fizike, \u00ebsht\u00eb edhe angazhimi i tij n\u00eb Sindikatat e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Bukureshtit, por edhe n\u00eb aktivitetet e rinis\u00eb komuniste t\u00eb inspiruara nga Revolucioni i Tetorit n\u00eb Rusi. Gjyshi Remzi nj\u00ebher\u00eb kthehet n\u00eb Bor t\u00eb S\u00ebrbis\u00eb e m\u00eb von\u00eb i mall\u00ebzuar n\u00eb familje. Por shpejt pas nj\u00eb viti (1941), Mbret\u00ebria Jugosllave, pra edhe trevat shqiptare n\u00ebn pushtimin e k\u00ebsaj mbret\u00ebrie, pushtohen nga fashizmi gjerman dhe italian. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ndryshimit t\u00eb kufij\u00ebve pjesa m\u00eb e madhe e teritoreve shqiptare, pushtohet dhe administrohet nga Italia fashiste. Gjyshi im Remziu aktivizohet n\u00eb celulat ilegale komuniste q\u00eb filluan t\u00eb organizohen kudo duke pregaditur popullin p\u00ebr luft\u00ebn antifashiste t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb tokave shqiptare. Kjo intensifikohet edhe m\u00eb tep\u00ebr me ardhjen e Ymer Domit nga Kuksi si n\u00ebnpun\u00ebs sekretari n\u00eb Zyr\u00ebn e Rekrutimit-K\u00ebr\u00e7ov\u00eb. Por ardhja e Ymer Domit (Luma), ndez flakadanin e liris\u00eb kudo n\u00eb k\u00ebto treva. Si prij\u00ebtare familja e madhe Limanhoxha e shtr\u00ebngon e para k\u00ebt\u00eb flakadan n\u00eb krye me tribunin popullor t\u00eb Zajazit, Rexh\u00eb Rushit Zajazi (Limanhoxha), i cili mendon se rreshtimi n\u00eb an\u00ebn e boshtit antifashist \u00ebsht\u00eb vendimi m\u00eb i drejt\u00eb,duke u arsyetuar se fashizmi heret apo vone do e humbase luften.Nd\u00ebrkoh\u00eb gjyshi Remzi, burgoset nga Italian\u00ebt dhe vuan d\u00ebnimin n\u00eb burgun e Tiran\u00ebs bashk\u00eb me shum\u00eb shok\u00eb tjer\u00eb. Burgoset edhe babai im Abidini (14 vje\u00e7ar) si femij\u00eb antifashisti.Ngjarjet e mevonshme detyrojn\u00eb Italin\u00eb fashiste t\u00eb kapitulloj\u00eb. Babai im ik nga burgu, nd\u00ebrsa gjyshi im lirohet e kthehet n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb duke u bashkangjitur \u00e7et\u00ebs s\u00eb udh\u00ebhequr nga Ymer Domi. Aktiviteti i tij arrin kulminacionin kur bashk\u00eb me kushuririn Mehmet Mehmeti duke p\u00ebrkrahur xha Rexh\u00ebn arrihet marrveshja me Ballin Komb\u00ebtar p\u00ebr t\u2019u pajtuar dhe formuar Batalionin vendor t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb formacioni m\u00eb i madh ushtarak n\u00eb Maqedoni (i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nga shqiptar\u00ebt). Mefail Shehu, komandon Kompanin\u00eb e par\u00eb t\u00eb Batalionit Vendor t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs. Kjo nuk zgjati shum\u00eb, sepse mosmarr\u00ebveshjet dhe ndarja ndodhi kur Balli Komb\u00ebtar rreshtohet p\u00ebrkrah ushtris\u00eb gjermane nga presioni se k\u00ebto teritore do t\u2019i l\u00ebshohen Bullgaris\u00eb fashiste. K\u00ebr\u00e7ova \u00e7lirohet e pushtohet shum\u00eb her\u00eb, duke u zhvilluar luft\u00ebra t\u00eb rrepta me okupatorin fashist gjerman, deri n\u00eb \u00e7lirimin p\u00ebrfundimtar n\u00eb N\u00ebntor 1944 t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, si gadi t\u00eb gjitha qytetet tjera me shumic\u00eb shqiptare t\u00eb pjes\u00ebs perendimore (Struga, Dibra, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova etj, ku brigada e IV sulmuese shqiptare, mbetet faktori vendimtar e kryesor. N\u00eb familjen Liman hoxha ka dhe viktima dhe t\u00eb plagosur gjat\u00eb operacioneve luftarake (Imer Murati e Ahmet Mehmeti, vriten). Pas \u00e7lirimit tradhtohen marr\u00ebveshjet dhe fillojn\u00eb burgosjet e pushkatimet ndaj popullit shqiptar. Tribuni i popullit Rexh\u00eb Rushit Zajazi, kund\u00ebshton dhe me \u00e7do kusht k\u00ebrkon nd\u00ebrpritjen e dhun\u00ebs nga pushteti tashm\u00eb i instaluar komunist sllavo-maqedon. Ai bashk\u00eb me nipin e tij Mehmet Mehmetin vriten pabesisht gjat\u00eb kthimit nga Shkupi, n\u00eb fshatin Bukoj\u00e7an (5 Korrik 1945). Paraprakisht burgosen e vriten edhe udh\u00ebhq\u00ebs tjer\u00eb partizan si Hamdi Dema e Veli D\u00ebrgova. Vrasjet e burgosjet shqiptare vazhdojn\u00eb pa nd\u00ebrprer\u00eb; Gjyshi im vritet 15 maj 1946, burgosen vllez\u00ebrit Agolli, Qemali n\u00eb Goli Otok, Nexhati m\u00eb von\u00eb vritet (1949), burgoset Sali Lisi, Xhafer Kodra e tjer\u00eb, deri n\u00eb pushkatime t\u00eb shum\u00eb luftar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, (ballist apo partizan).Babai im Abidini mbeti n\u00eb mosh\u00ebn 17 vje\u00e7are (tashm\u00eb i martuar me n\u00ebn\u00ebn time Shefije Veliu, po nga fsh. Zajaz) mbeti pa krahun e t\u00eb atit, dhe e priste jet\u00eb e mundimshme bashk\u00eb me gjyshen time Zylfijen,\u00a0 p\u00ebr t\u00eb rritur vllaun e vog\u00ebl Muratin,5 vje\u00e7ar.Edhe pse familje antifashiste dhe aktive n\u00eb luft\u00eb, s\u2019ka as pun\u00eb as ndihma nga shteti, prandaj Babai im detyrohet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr te siguruar kafshat\u00ebn e buk\u00ebs deri n\u00eb xeheroren e bakrit n\u00eb Bor, t\u00eb S\u00ebrbis\u00eb. Pas disa viteve pune ne xeherore kthehet n\u00eb Zajaz duke u pun\u00ebsuar si sherb\u00ebtor n\u00eb shkoll\u00ebn tet\u00ebvje\u00e7are t\u00eb Zajazit, Rexh\u00eb R.Zajazi.Nd\u00ebrkoh\u00eb mixha im Murati me p\u00ebrkrahjen e babait, vazhdon shkollimin me shum\u00eb sukses, duke vazhduar Fakultetin e Biologjis\u00eb n\u00eb Shkup, ku diplomon si profesor dhe punsohet m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb shkoll\u00ebn normale (m\u00eb von\u00eb gjimnazi) t\u00eb Shkupit. Krahas m\u00ebsimdh\u00ebnjes mixha Murat vazhdon me specialimin e Botanik\u00ebs dhe magjistron e doktoron ne Universitetin e Zagrebit. Nj\u00ebkoh\u00ebst ligj\u00ebron n\u00eb Shkoll\u00ebn e lart\u00eb pedagogjike t\u00eb Gjakov\u00ebs. Me prishjen e kufijve shtet\u00ebror\u00eb Jugosllav, Ai vazhdon n\u00eb Shkup, si Dekan i Fakultetit Pedagogjik. Tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb pension.Babai im Abidini dhe n\u00ebna Shefije, kan\u00eb pasur 4 femij\u00eb. Dy vajza (Muradija dhe Remzija) dhe dy djem Ismeti dhe un\u00eb m\u00eb i vogli ne familje. Babai ka qen\u00eb shum\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se pa shkollimin e shqiptarve s\u2019mund t\u00eb arrihet asgj\u00eb me emancipimin dhe p\u00ebrafrimit t\u00eb barazis\u00eb me popullin maqedon. Prandaj ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb theu akullin dhe motrat e mija vazhduan me shkollim n\u00eb normalen e Shkupit, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr femrat e para arsimtare n\u00eb rrethin e K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs.Tani jetojn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb martuara n\u00eb Tearc\u00eb t\u00eb Tetov\u00ebs. Vllau i madh Ismeti diplomon Mjek\u00ebsin\u00eb n\u00eb Universitetin e Beogradit, dhe pas disa viteve m\u00ebrgimi ne Bazel, kthehet s\u00ebrish n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb si mjek me ambulanc\u00eb private. Esht\u00eb i martuar dhe ka dy djem.Un\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shkoll\u00ebs fillore n\u00eb fsh. Zajaz, vazhdova t\u00eb mesmen<\/p>\n\n\n\n<p class=\"has-drop-cap has-text-align-left\"> n\u00eb shkoll\u00ebn Industriale t\u00eb Gostivarit. Pas dy viteve bazuar n\u00eb suksesin e shk\u00eblqyesh\u00ebm, sipas rregullave t\u00eb asaj kohe, hyra n\u00eb paralelet maqedone p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar shkoll\u00ebn e mesme teknike drejtimi makineri. Por n\u00eb vitin e tret\u00eb filluan dhe pengesat qe lan\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb mosh\u00ebn time t\u00eb re. Pa dashur (pa pritur reagim emocional) gjat\u00eb nj\u00eb ligjerate n\u00eb or\u00ebn e Historis\u00eb, kam kund\u00ebrshtuar shkurt Prof. e Historis\u00eb i cili gjat\u00eb n\u00eb ligjerate si n\u00ebp\u00ebr hund\u00eb u shpreh se:-Gjergj Kastrioti-Skenderbeu \u00ebsht\u00eb maqedon sepse edhe n\u00ebn\u00ebn (Vojsav\u00ebn) e ka nga fshatrat e Rek\u00ebs s\u00eb Gostivarit,por Historiografia Shqiptare e shtremb\u00ebron si shqiptar.-Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtete,-thash\u00eb po ashtu si n\u00ebp\u00ebr hund\u00eb edhe un\u00eb.Ishim vet\u00ebm kat\u00ebr shqiptar\u00eb n\u00eb klas\u00eb, dhe nuk u kuptu nga t\u00eb gjith\u00eb kjo, sepse s\u2019pati asnj\u00eb nd\u00ebrprerje. Nuk u kuptu as nga shok\u00ebt tjer\u00eb maqedon. M\u00ebsimi vijoi normalisht, por profesori i Historis\u00eb nuk e anashkaloi k\u00ebt\u00eb reagim, sepse t\u00eb nes\u00ebrmen fshehtazi jam thirrur nga Drejtori i shkoll\u00ebs (maqedon) n\u00eb pyetje, duke m\u00eb dh\u00ebn\u00eb v\u00ebrejtje t\u00eb ashp\u00ebr se ky quhet nacionalizem dhe d\u00ebnohet me ligj. Por as nj\u00eb jav\u00eb nuk kaloi, gjat\u00eb nj\u00eb z\u00ebnke si duket e organizuar dikush nga pas me tha;-Hajt ju Shqiptar\u00ebt, shkoni dhe ikni n\u00eb Shqip\u00ebri,\u00a0 \u00e7ka k\u00ebrkoni k\u00ebtu!P\u00ebrs\u00ebri gjaku i nxeht\u00eb rinor reagoi dhe i thash;-Po Ju pse nuk shkoni n\u00eb Bullgari! Ndodhi kjo spontanisht, s\u00ebrish pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy, sepse ishte koha e pauz\u00ebs. Un\u00eb s\u2018e kuptova kush ma tha k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, pata shpin\u00ebn e kthyer. M\u00eb erdhi shum\u00eb \u00e7udi kur kuptova se pas meje q\u00ebndronin dy maqedon nga nje klase tjeter.Ndodhi spontanisht por ende s\u2019jam i sigurt\u00eb se ndodhi n\u00eb at\u00eb form\u00eb spontane, sepse pas dy dit\u00ebsh p\u00ebrs\u00ebri u thirra nga Drejtori i Shkoll\u00ebs. Nga ajo dit\u00eb gjith\u00e7ka ndryshoi p\u00ebr mua, por nuk i thash askujt. Mendoja do kaloj\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb do vazhdoj\u00eb normalisht. Nuk kaluan as dy jav\u00eb duke pritur trenin (sepse udh\u00ebtoja me tren p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb), nj\u00eb civil dhe nj\u00eb polic me uniform\u00eb m\u2018u afruan dhe m\u00eb k\u00ebrkuan t\u00eb hap \u00e7ant\u00ebn. T\u00eb nes\u00ebrmen nga ora e m\u00ebsimit m\u00eb thirr\u00ebn dhe prap n\u00eb zyr\u00ebn e Drejtorit dhe aty njoha civilin q\u00eb m\u00eb kontrolloi \u00e7ant\u00ebn. M\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuan se jam i padisciplinuar, dhe paskam b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrjashtimit ka dhe konsekuenca tjera ligjore, por mosha e re ishte fati im, p\u00ebrndryshe dihet tha civili maqedon.E kuptova se jam n\u00eb hall, sepse \u00e7do profesor q\u00eb na ligjeronte, akoma pa filluar, shikimin e mbanin te un\u00eb. K\u00ebt\u00eb e ndjeja, kjo me ngulfati dhe shpirtin, prandaj vendosa t\u2019i hapem dikujt. Po kujt t\u2019ja them, do m\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb mua, do m\u00ebrziten prind\u00ebt! N\u00eb fund mbylla syt\u00eb dhe shkova n\u00eb Shkup. T\u00eb gjitha i\u2019a thash mixh\u00ebs. Ai pas nj\u00eb jave m\u00eb sygjeroi t\u00eb vazhdoj deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, sepse vitin tjet\u00ebr do vazhdoj n\u00eb tjet\u00ebr shkoll\u00eb. Me siguri u konsultua, apo bisedoi me dikend, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kurr\u00eb s\u2019ma tha, dhe as q\u00eb e kam pyetur, por e kuptova se duhet t\u00eb shkoja si figur\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. E di se mixha fliste n\u00eb telefon me dikend p\u00ebr mua dhe familjen ton\u00eb (e pata d\u00ebgjuar tin\u00ebz k\u00ebt\u00eb bised\u00eb). Her\u00eb shkoja n\u00eb shkoll\u00eb, her\u00eb mungoja, sepse patjet\u00ebr q\u00eb s\u2019duhej t\u00eb ndodhte asnj\u00eb incident. M\u00eb tep\u00ebr mungoja, shkaku mos t\u00eb m\u00eb provokon dikush ose ndonj\u00eb organizim enkas. S\u2019u besoja as shokve shqiptar q\u00eb kishim qen\u00eb dy vite bashk\u00eb n\u00eb paralelet shqipe. E di q\u00eb dhe jan\u00eb \u00e7uditur at\u00eb koh\u00eb sepse un\u00eb kisha qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebs shembullor! Thjesht\u00eb u vinte habi, por asnj\u00ebher\u00eb nuk e hapa k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, duke pritur fundin e vitit. Isha dhe n\u00eb provime, sepse gjat\u00eb munges\u00ebs asnj\u00eb hartim apo test s\u2019kisha b\u00ebr\u00eb. P\u00ebrmbahesha, dhe me r\u00ebnd\u00ebsi ka qen\u00eb q\u00eb Un\u00eb mos fjalosesha me askend, as mos flisja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Pas provimeve t\u00eb kaluara n\u00eb fund, s\u2019me jepej flet\u00eb\u00e7regjistrimi, gj\u00eb q\u00eb e bindi edhe mixh\u00ebn se di\u00e7ka kurdisej. Prandaj pa dokumenta t\u00eb rregullt, shkuam n\u00eb Ka\u00e7anik, q\u00eb un\u00eb atje t\u00eb vazhdoja shkollimin me rregullat autonome dhe ingerencat q\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte Kosova. M\u00eb pranuan t\u00eb ndjek m\u00ebsimet i rregullt, por t\u00eb notohem si i \u00e7\u2019rregullt, mungonte fleta e \u00e7regjistrimit nga Gostivari. N\u00eb Ka\u00e7anik filloi nj\u00eb jet\u00eb e re, q\u00eb n\u00eb mua la mbresa t\u00eb pashlyera. Edhe pse jo t\u00eb plota, ndryshimi dukej shum\u00eb i madh. Atje flitej aq sa flitej shqip, por p\u00ebr mua ishte \u00ebnd\u00ebrr. Sa keq paskeshim qen\u00eb n\u00eb Maqedoni, mendoja, burg, sk\u00ebterr\u00eb, asgj\u00eb, popull veq q\u00eb frymon. P\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb u ndjeva shqiptar, p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb edhe loti pikonte e sikur fliste shqip. E keqja s\u2019kishte fund, por n\u00eb jet\u00eb shfaqen edhe rrezet e drit\u00ebs n\u00eb qiellin me mjegull, papritur, por shfaqen.N\u00eb Janar 1978 vendosa t\u00eb shkoj ushtar. Edhe ashtu pasi kisha qen\u00eb i \u00e7rregullt disa nga provimet e mbetura mund ti jepja edhe gjat\u00eb pushimeve t\u00eb sh\u00ebrbimit ushtarak. Kjo edhe ndodhi sepse diplomova pasi m\u2019u lejua t\u00eb marr pushimin e rregullt. Un\u00eb gjat\u00eb vitit shkollor kisha treguar mjaft aft\u00ebsi n\u00eb m\u00ebsime, por mbasi statusi im ndryshe, i b\u00ebnte skeptik disa nga profesor\u00ebt dhe dyshonin. Kishte t\u00eb atill\u00eb q\u00eb lokalizmi apo mbyllja n\u00eb vete i b\u00ebnte t\u00eb till\u00eb. Sidomos m\u00eb kujtohen fjal\u00ebt e nj\u00eb profesori t\u00eb gjuh\u00ebs kur m\u00eb thonte se un\u00eb i kopjoj hartimet, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam i aft\u00eb. Edhe pse i njejti profesor hasi n\u00eb kund\u00ebrshtime me koleg\u00ebt e tij po t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Dukej \u00e7uditsh\u00ebm, Profesor\u00ebt q\u00eb s\u2019m\u00eb jepnin lend\u00ebn, jo vet\u00ebm q\u00eb m\u00eb p\u00ebrkrahnin, por shum\u00eb m\u00eb donin, sidomos kur fillova t\u00eb aktivizohem n\u00eb klubin letrar t\u00eb shkoll\u00ebs, Poezit\u00eb e mija lexoheshin, i donin, m\u00eb uronin t\u00eb gjith\u00eb.\u00a0 Nuk i harroj Prof. Ramiz Kuqin (jeton me duket Norvegji), dhe tani D\u00ebshmorin e kombit Prof.Mehdi Dalloshin. Nuk e harroj p\u00ebrkrahjen e sekretarit p\u00ebr arsim t\u00eb komun\u00ebs, Dr.Tefik Raka (edhe Ky tani D\u00ebshmor), q\u00eb shpesh m\u00eb merrte n\u00eb zyr\u00ebn e tij nga respekti q\u00eb kishte p\u00ebr mixh\u00ebn Murat. T\u00eb gjitha u sqaruan dhe u rrumbullaksuan kur tema ime e diplom\u00ebs u shpall\u00eb m\u00eb e mira n\u00eb shkoll\u00eb, por si u shpreh Drejtori, prej kur funksionon kjo shkoll\u00eb. Mir\u00ebnjohje e madhe. Por kjo nuk ishte mir\u00ebnjohja ose si me th\u00ebn\u00eb shp\u00ebrblimi i par\u00eb, sepse shp\u00ebrblimin e par\u00eb e pata marr\u00eb q\u00eb n\u00eb klas\u00ebn e shtat\u00eb fillore n\u00eb nj\u00eb konkurs letrar ku u shpalla fitues.\u00a0 Nuk e harroj fytyr\u00ebn e nj\u00eb arsimtareje maqedone, asaj i pengonte pse nj\u00eb shqiptar t\u00eb shpallet fitues. Interesant \u00ebsht\u00eb se shp\u00ebrblimin e dyt\u00eb e mora n\u00eb koh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb e problematike n\u00eb Gostivar. Me siguri s\u2019kan\u00eb pasur ndikim te Komisioni i Konkursit, sepse jo vet\u00ebm q\u00eb isha fitues, por pata dhe shp\u00ebrblim t\u00eb majm parash, q\u00eb nuk ishin pak, sindomos p\u00ebr nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs. At\u2019her\u00eb m\u00eb kujtohet fytyra e Profesores s\u00eb gjuh\u00ebs maqedone, Dostan\u00ebs, e cila u habit, u skuq, s\u2019mund t\u2019a besonte di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb.Q\u00eb t\u00eb mos largohem nga kjo pjes\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn fillova t\u2019a njoh mir\u00eb, vendosa studimet t\u2019i vazhdoj n\u00eb Shkoll\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb Makineris\u00eb, n\u00eb Ferizaj. N\u00eb l\u00ebnd\u00ebt teknike isha mesatar, por m\u00eb ndihmonte njohja e Matematik\u00ebs dhe Semestret e para i p\u00ebrfundova, duke kapur kushtin p\u00ebr t\u00eb vazhduar. M\u00eb kujtohet provimi i par\u00eb me not\u00eb maksimale 10(dhjet\u00eb),-sikur m\u00eb mbolli flatra,e m\u00eb motivoi-. Krijova rrethin tim, shoq\u00ebrin\u00eb time dhe u b\u00ebra i gjith\u00ebansh\u00ebm. Kjo i b\u00ebri t\u00eb m\u00eb duan shok\u00ebt duke m\u00eb votuar gadi unanimisht p\u00ebr t\u00eb parin e Stundent\u00ebve. M\u00eb kujtohet kund\u00ebrkandidati im kishte vet\u00ebm tre vota. Ishte funksioni m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb prezentuar student\u00ebt ne \u00e7do aktivitet e nevoj\u00eb t\u00eb tyre. U njoha me t\u00eb gjith\u00eb profesor\u00ebt, isha m\u00eb i af\u00ebrt. Kjo m\u00eb ndihmoi t\u00eb afrohem sidomos me prof e Fizik\u00ebs, q\u00eb e konsideronin t\u00eb rrept\u00eb. Jo q\u00eb nuk isha i pregaditur, por kur hyra me goj\u00eb, pas atij me shkrim-sikur vet\u00eb i zgjidhja pyetjet. Gjith\u00e7ka filloi mir\u00eb n\u00eb semestrin e rradh\u00ebs(tretin).Them mir\u00eb sepse ate vit(maj 1980) vdiq kryetari i shtetit Tito,dhe askush se dinte atmosfer\u00ebn apo nd\u00ebrhyrjet q\u00eb mund t\u00eb ndodhnin, por befasues ishin p\u00ebr mua Koncertet e Grupit t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00ebp\u00ebr qendrat Kosovare. Jugosllavia n\u00eb Zi, e Kosova k\u00ebndonte. Ishte p\u00ebr t\u00eb menduar mosreagimin s\u00ebrb dhe aprovimin p\u00ebr t\u2019u mbajtur koncertet. Mua m\u2019u duk e \u00e7uditshme kjo, por ndoshta pak mendonin sikur un\u00eb. Na ishte mbushur koka me th\u00ebnjen se; Pas Titos, s\u2019ka Jugosllavi! Nj\u00ebher\u00eb asgj\u00eb spo ndodhte, shteti funksionte, megjithate prap\u00eb vajtohej me t\u00eb madhe p\u00ebr Titon. Koncertet e vjesht\u00ebs ishin syrpriza e vetme p\u00ebr logjik\u00ebn time.Kaloi viti i pritjes dhe kurreshtjes, filloi viti i ndryshimeve, viti i mllefit shqiptar, viti i rinis\u00eb studentore. Kurr\u00eb se harroj 4 Marsin e vitit 1981. N\u00eb m\u00ebngjez sa hyra n\u00eb der\u00eb m\u00eb priste Profesori i Matematik\u00ebs (por jo i deg\u00ebs sime). Ai ishte i zgjedhuri i Partis\u00eb.Jo se vdiste dikush p\u00ebr Partin\u00eb, por patjet\u00ebr t\u00eb funksiononte organizata partiake n\u00eb \u00e7do institucion, prandaj s\u2019po e p\u00ebrmendi me em\u00ebr, sepse di q\u00eb funksionet partiake pranoheshin sa p\u00ebr sy e faqe.-A e di \u00e7ka ndodh?-m\u00eb pyeti.-Jo i thash, skam d\u00ebgjuar gj\u00eb.-Jan\u00eb rrebeluar disa student\u00eb-m\u00eb tha-n\u00eb Menz\u00ebn Studentore, dhe jan\u00eb duke protestuar. Ka nd\u00ebrhyr\u00eb dhe policia.S\u2019mu duk di\u00e7ka e madhe me fillim. I thash-Ndoshta kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, sepse e di nga Konvikti, shpesh ka t\u00eb njejtin ushqim t\u00ebr\u00eb jav\u00ebn!-Nuk e di, por dua t\u00eb jesh\u00eb n\u00eb mbledhjen q\u00eb do mbahet pasdite sot. Merri me vete dikend nga shok\u00ebt q\u00eb u beson.Po, po-I thash, atij-mir\u00ebpo askujt prej shok\u00ebve as q\u00eb i\u2019a p\u00ebrmenda mbledhjen.U befasova kur n\u00eb sall\u00ebn e mbledhjeve pash\u00eb kryetarin e komitetit komunal, nj\u00ebfar malazezi-Gjurinac. Doli di\u00e7ka e madhe kjo, e un\u00eb e mendoja fare asgj\u00eb sepse ushqimi mund te p\u00ebrmirsohet, dhe krejt do rregullohet. Bile kur u ktheva n\u00eb banes\u00eb takova nj\u00eb shok nga Gjurakovci i Pej\u00ebs.Ishte me mosh\u00eb m\u00eb i vjet\u00ebr se ne, M\u00eb kujtohen fjal\u00ebt e Uk\u00ebs gjysm\u00eb humoristike;-Ja lujta n\u00ebn\u00ebn edhe k\u00ebtij shteti,-qeshi ai.Qesha dhe un\u00eb, por Uka kishte nj\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb mendime, dhe m\u00eb duket vet\u00ebm un\u00eb e kuptoja. Ai njeri ishte shum\u00eb vizionar i madh, rrall\u00eb her\u00eb gabonte, ose kurr\u00eb.-Filloi vallja-m\u00eb tha-dhe kjo valle s\u2019ka t\u00eb ndalur. Do ket\u00eb viktima e do shkoj\u00eb gjaku deri n\u2019gjunj\u00eb por Kosova s\u2019do ndalet. Mbaje mend k\u00ebt\u00eb.-Seriozisht e ke Uk\u00eb?-e pyeta prap\u00eb.-Shum\u00eb seriozisht, dhe kam poashtu shum\u00eb arsye pse e them, ama do flasim p\u00ebrs\u00ebri.Kjo m\u00eb b\u00ebri t\u2019i mar gj\u00ebrat ndryshe. Shkova n\u00eb mbledhjen e pasdit\u00ebs, dhe askushi nuk foli asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Gjurinacit; K\u00ebtu kan\u00eb dor\u00eb armiqt e shtetit, armiqt e vllez\u00ebrim-bashkimit.-e p\u00ebrfundoi fjalimin. I shikoja fytyrat e ngrysura t\u00eb profesor\u00ebve.Pasi policia ne Prishtine kishte izoluar dhe burgosur disa student\u00eb, situata u r\u00ebndua me 24 e 25 Mars me protesta gjith\u00ebpopullore. At\u00eb dit\u00eb u brohorit, Kosova Republik\u00eb!Vallja e Uk\u00ebs si e thoja nd\u00ebr vete k\u00ebshtu vazhdoi, e do vazhdoj\u00eb deri n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e vitit 2008, por nuk do zgjatem sepse pasi q\u00eb t\u00eb hapet kjo faqe e imja dhe nese jam sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb,do e vazhdoj n\u00eb detale t\u2019i shkruaj ngjarjet q\u00eb me siguri mendoj e dua te zgjojn\u00eb interesimin tuaj.N\u00eb vitin 1984 mora nje viz\u00eb studentore, dhe fal nj\u00eb miku dhe komshiut tim m\u00eb erdhi nga garancion tre mujor p\u00ebr Zvic\u00ebr, por q\u00eb un\u00eb e vazhdova deri ne dhjetor duke punuar.Pastaj ne Janar t\u00eb vitit 1985 u martova me Nazlijen q\u00eb e pata njohur n\u00eb prill, para se t\u00eb ik p\u00ebr Zvic\u00ebr. K\u00ebt\u00eb vit nga jeta u nda gjyshja ime Zylfija, q\u00eb shum\u00eb e kam dashur. U pun\u00ebsova n\u00eb Xeheroren e Tajmishtit po k\u00ebt\u00eb vit, dhe n\u00eb Tetor lindi femija yn\u00eb i par\u00eb Armendi. Pasojn\u00eb vitet, deri kur un\u00eb marr garancion t\u00eb plote p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb Bazel dhe n\u00eb Mars, filloj me pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb nd\u00ebrtimtarie, lindi me 1992 vajza jon\u00eb Arb\u00ebra. M\u00eb 2015 martohet Armendi me Seld\u00ebn, n\u00eb 21N\u00ebntor 2016 lindi nipi yn\u00eb Arioni, dashuria jon\u00eb e madhe. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto vite, miqt e faqes sime do jen\u00eb t\u00eb informuar sepse kan\u00eb ndodhur shum\u00eb momente t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam botuar k\u00ebto vepra<\/p>\n\n\n\n<p>Thikat e p\u00ebrgjakura 1999-v\u00ebllim me poezi<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjohu dhimbja ime 2004-v\u00ebllim me poezi<\/p>\n\n\n\n<p>Arb\u00ebra 2004-v\u00ebllim me poezi<\/p>\n\n\n\n<p>Alarm n\u00eb Nd\u00ebrgjegje 2012-v\u00ebllim me poezi<\/p>\n\n\n\n<p>Realitet e Lutje 2014-roman<\/p>\n\n\n\n<p>Korriku i Pik\u00eblluar 2019-roman<\/p>\n\n\n\n<p>Vazhdoj t\u00eb jetoj n\u00eb Bazel. Nga materialet e shkruara m\u00eb par\u00eb shpresoj t\u00eb botohet vitin q\u00eb vjen nj\u00eb v\u00ebllim me poezi dhe nj\u00eb roman me tematik\u00eb kurbeti e m\u00ebrgimi, duke shprehur ndjenjen dhe emocionet shpres\u00ebs, dhimbjes, mallit e dashurise, t\u00eb protagonist\u00ebve kryesor.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne muajin Nentor 2020 dolen nga shtypi vellimi me poezi ,,Vargje me Ngjyra,, dhe romani i rradhes,,Para Perendimit,,.Per shkak te pandemise e cila kaploi boten qe nga fillimi i vitit 2020,nuk munda te bej promovimin e planifikuar te ketyre veprave.Deri tani akoma skam mundur te gjeje perkthyes te gjuhes gjermane per romanin tim.Pas shume kontakteve u vertetova se eshte veshtire te gjeje perkthyes shqip-gjermanisht,sepse nga gjuha gjermane ne shqip kam kontaktuar me disa.Vone kuptova kete diference,prandaj patjeter duhet te kerkoj ndonje albanolog gjerman.Kam dy adresa ne duar,por e di qe kushton shtrejt,prandaj patjeter te kerkoj mjete dhe mundesi per te ma financuar.Pandemia e Corona virusit,i dyfishon veshtiresite,por shpresoj se do shfaqet shansa e shumepritur.Marsi i vitit 2021 me ka gjetur ulur mbi Pc,duke shkruar vazhdimin e ngjarjes me titull te ri,,Pas Perendimit,,.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Biografia ime \u00ab&nbsp;Remzi A Murati&nbsp;\u00bb! Un\u00eb kam lindur n\u00eb fshatin Zajaz t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs me 16 Shtator 1958. Ne nj\u00eb familje me tradit\u00eb t\u00eb hershme patriotike, fetare e intelektuale dhe shum\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb trevat jo vet\u00ebm t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs.E them k\u00ebte, sepse St\u00ebrgjyshi im Abidin Murati-Limanhoxha, dallohet e njihet si Hoxh\u00eb-imam me respekt por dhe guximtar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"parent":0,"menu_order":1,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","template":"","meta":[],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/11"}],"collection":[{"href":"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/pages"}],"about":[{"href":"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/types\/page"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11"}],"version-history":[{"count":18,"href":"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/11\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":654,"href":"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/11\/revisions\/654"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/remzi-murati.ch\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}